Secondary Adv

Qeveria e Kosovës miraton fond 1.67 milion euro për ringjalljen ekonomike

Qeveria e Republika e Kosovës zhvilloi një mbledhje elektronike dhe miratoi vendime për mbështetje sociale, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi miratoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500 mijë eurove, të cilat do të përdoren për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e 1 milion e 675 mijë eurove për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, që synojnë mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe rimëkëmbjen e sektorëve të ndryshëm.

 

Në kuadër të vendimeve të marra, është autorizuar edhe ministri përgjegjës që të miratojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në nënprograme të tjera, për shuma individuale deri në 40 mijë euro.

 

Gjithashtu është miratuar ndarja e 370 mijë eurove për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), si pjesë e angazhimeve ndërkombëtare të Kosovës

 

Në mbledhje është aprovuar edhe propozimi i Ministrisë së Financave për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Financave që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë me KfW për programin në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat